top of page

Rama për fol24.ch: S’duhet të refuzohet Kombëtarja e Kosovës, është krenari ta veshësh atë fanellë

  • fol24.ch
  • Nov 6, 2022
  • 2 min read

Në vitin 2004, Milam Rama ishte regjistruar si futbollisti i parë shqiptar që po luante për Kombëtaren e Zvicrës, duke u bërë po ashtu shqiptari i parë që luajti që ka luajtur në një Kampionat Evropian, në atë të zhvilluar në Portugali, shkruan fol24.ch

ree

“Unë me mund dhe sakrificë dhe si një profesionist i tregova trajnerit që jam i gatshëm ta vesh fanellën helvetike, si dhe paraqitjet i mija me gola të shumtë në Kampionatin e Zvicrës, arrita ta bind selektorin që të më fton në kombëtare dhe jam krenar që kam pas fatin të jem shqiptari i parë dhe kam luajtur shtatë lojë”, thotë Rama për fol24.ch."

Por, tani Kombëtarja e Zvicrës që dikur luante Rama, do të përballet me atë të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatit Evropian të vitit 2024.


Rama, në një intervistë për fol24.ch thotë se pati emocione të mëdha kur e ka kuptuar se Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë Zvicrës.


“E kemi pritur që një ditë të përballen Zvicra dhe Kosova në një kualifikim për Kampionat Evropian apo Botëror dhe kështu tash e kemi këtë përballje”, thotë Rama.


Kur pyetet se për cilën kombëtare do të bëjë tifo, thekson se “po bëhem neutral, për të dyja nga pak”.


“Në terren të fitojë më miri, le të jetë një spektakël që adhuruesit e futbollit të dalin të kënaqur, në fund një grup i vështirë për Kombëtaren e Kosovës”, shtoi ai.


Tash kur ka kaluar më shumë se një dekadë që Rama e ka përfunduar karrierën e futbollistit, ky i fundit potencon se ka themeluar një akademi të futbollit, por edhe është menaxher i disa futbollistëve shqiptarë në Zvicër.


“Janë bërë më shume se 10 vite që e kam përfunduar karrierën e futbollistit, por nuk jam ndarë asnjë herë nga futbolli dhe kështu tash veproj si një menaxher i futbollit në Zvicër dhe po ashtu kam akademinë e futbollit për moshat e reja”.


“Ka shumë talent në futbollin zviceran, kombëtaret e reja janë me plot emra të rijnë shqiptarë, uroj që një ditë të gjithë ata që kanë kualitet t’i shohim në arenat ndërkombëtare”.


Rama: S’duhet të refuzohet Kombëtarja e Kosovës


Ish-futbollisti i Thun dhe Schaffhausen-it ka folur edhe për rezultatet e Kombëtares së Kosovës duke theksuar se “ Dardanët” me potencialin që e kanë brenda, “shpresoj që brenda një periudhe të shkurtër ta shkruajmë historinë dhe të kualifikohemi në kampionat Evropian ose Botëror”.


“Kjo kishte me qenë dëshira ime, këtë e ëndërrojmë të gjithë veçmas futbollistet, uroj që do vjen ajo ditë”.


“Mendimi im është që futbollistët e rijnë dhe talentet shqiptarë nuk duhen ta refuzojnë ftesën e Kombëtares te Kosovës. Është krenari dhe një ndjenjë e veçantë që ta veshës fanellën e Kombëtares”, shton ai.


Rama thekson se e kishte ëndërr që të luante për Kombëtaren e Kosovës, veçse Kosova atëkohë nuk ishte pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe një gjë e tillë është e pa mundur.


“Vajza ime Alketa ka vendosur të luaj për Kosovën dhe tash është lojtare e Kombëtares së Kosovës, për ketë është krenare Alketa. Unë nuk kam pasur mundësi ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe tash këtë po e bën vajza ime Alketa, po e plotëson një ëndërr timen dhe e ka bërë realitet. Jemi krenar të gjithë familja Rama për vajzën tonë”, përfundoi Rama. /fol24.ch/

Comments


bottom of page